Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë u bënë prindër të një vajze më 22 tetor, të cilën vendosën ta quajnë Geraldina. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare.

Princ Leka shpërndau në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen e vajzës, duke u shprehur se si ajo ashtu edhe e ëma, Elia Zaharia gëzojnë të dyja shëndet të plotë.

Ndërsa pak minuta më parë ka qenë vetë prishceshë Elia që ka shpërndarë fotot zyrtare të familjës së re. Në të shohim çiftin me vogëlushen e tyre të rrethuar nga tufa të shumta lulesh. Ajo ka postuar edhe një foto zyrtare gjatë pritjes së ëmbël të papublikuar më parë. Elia ka falenderuar të gjithë për urimet e shumta qe ka marrë.

Kujtojmë se në tetor të 2016-ës, Elia Zaharia celebroi dashurinë me princin Leka me një dasmë, që bëri shumë bujë, pasi në Tiranë zbarkuan familje të famshme mbretërore nga e gjithë bota.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qenit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!