Aktorja e njohur Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Në rrjete sociale, Eliona ka treguar se po pret një vajzë dhe në rrjete sociale s’na i ka kursyer më pozat me barkun e rrumbullakosur.

Aktorja ka treguar se po kalon ditët më të bukura të jetës së saj teksa është në pritje të bebushit dhe po e shijon në maksimum shtatzëninë. Eliona ndan shpesh momentet më të bukura në rrjete sociale nga shtatzënia dhe së fundmi ka publikuar një video shumë të ëmbël. Ajo ka treguar se zgjimet e saj në mëngjes janë më të bukura falë të voglës që ka në bark.

Aktorja ka publikuar në Instagram një video në të cilën e vogla shihet duke lëvizur në barkun e saj. Ajo ka treguar se këto janë mëngjeset më të bukura për të.

“Zgjimi më i bukur në botë”, shkruan Eliona përkrah videos.

Me këtë rast Eliona prezantoi pak kohë më parë edhe partnerin e saj, me të cilin nuk kishte preferuar të shfaqej publikisht. Eliona ka rrëfyer se është martuar dhe ka tashmë 3 vite e gjysmë me partnerin. Të dy e kanë pritur shumë të lumtur lajmin e shtatzënisë dhe të dy dëshironin të kishin vajzë. Bashkëshorti i saj nuk ka aspak lidhje me televizionin dhe bën një punë tjetër.