Eliza Dushku organizon në Harvard eventin për mbledhje fondesh për tërmetin

04/12/2019 - 19:37

Aktorja me origjinë shqiptare me famë botërore Eliza Dushku do të japë ndihmën e saj për të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit në Shqipëri.

Mësohet se aktorja së bashku me vëllain e saj Nate do të shfaqin gjatë së premtes në Universitetin e Harvard-it filmin dokumentar të realizuar prej saj, “Dear Albania”.

Sipas “Prive”, Dushku, i vëllai i saj dhe disa studente shqiptarë në “Harvard” do të organizojnë këtë event bamirësie në mënyrë që të mbledhin fonde për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Mësohet se biletat për këtë event do të jenë falas dhe pas transmetimit të dokumentarit do të mblidhen fonde nga njerëzit vullnetarë.

Eliza ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën aktuale në vend. 

“Shqipëri, të dua. Për të gjithë ata që u prekën nga ky tërmet shkatërrues, ju dërgojmë lutjet dhe dashurinë tonë dhe po mbledhim menjëherë ndihma. Qëndroni të fortë. Jemi me ty Shqipëri.”- ka  shkruar ajo ndërkohë që e ka shoqëruar postimin me një foto të shqiponjës dykrenare brenda një zemre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ishte e ftuar mbrëmë në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana V

Moderatorja Arjola Shehu sot feston ditëlindjen e saj ndryshe nga herët e tjera.

Reperi shqiptar, Arian Gushi i njohur me emrin e artit, Gold Ag ka pranuar se ai dhe bashkëshortja e tij, të cilët u kurorëzuan në martes

Për blogerin durrsak, Olti Curri në ditët e sotme nuk ka rëndësi të jesh i bukur apo inteligjent, rëndësi ka sipas tij të jesh "p*** s**e

Ndonëse ka arritur majat e suksesit në industrinë muzikore në botë, këngëtarja Rita Ora e ka përkrahur gjithmonë Shqipërinë dhe Kosovën.

Koncertet dhe muzika live në bare e restorante që prej muajit mars është e ndaluar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Gjithmonë më pranë njëri-tjetrit Katie Holmes dhe shefi Emilio Vitolo të cilët nuk fshihen më.

Gjetja e dy pistoletave, teksa këngëtarja Fjolla Morina po hynte në territorin shqiptar me makinën e saj “Audi” i kushtoi masën “arrest s

Reperi i njohur Stresi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, gjë që e ka befasuar atë.

Gjatë episodit të djeshëm të “Big Brother VIP” në Itali (Grande Fratello VIP), si i ftuar special, aktori Gabriel Garko zbuloi – pa qenë