Pas freestyle, Don Xhoni mori një famë mjaft të madhe në emisionin e Meriton Mjekiqit që theu shumë rekorde dhe i dha atij një vend direkt në industrinë e muzikës.

Ky freestyle është bërë viral edhe në TikTok, muzika e të cilit po përdoret nga e gjithë bota për realizimin e videove me kërcimin karakteristikë për këtë këngë.

Ditën e sotme faqja e famshme, “Ellen Tv Show” në Instagram ka shpërndarë videon e reperit shqiptar në profilin e saj, ndërsa shkruan:

“E dua këtë, etiketoni dikë që duhet ta dëgjojë.”