Emily Ratajkowski shtatzënë, bën deklaratën e çuditshme: Gjininë do ta zbuloni kur të jetë 18 vjeç

26/10/2020 - 22:06

Emily Ratajkowski do të bëhet nënë për herë të parë. Ka qenë vetë modelja ajo që ka zbuluar lajmin për “Vogue”, duke ndarë disa detaje nga përjetimet e para.

Ratajkowski ka bërë edhe një deklaratë befasuese, duke u shprehur se gjininë e fëmijës nuk do ta marrë vesh askush deri sa ai ose ajo të mbushë 18 vjeç. “Në atë moshë do ta vendosë vetë se çfarë do të jetë”, ka thënë modelja. Ajo e ka shpjeguar shtatzëninë si një emocion “të paqtë”, që e ka mbajtur larg frikës se me trupin e saj po ndodhin ndryshime që ajo nuk i ka në dorë. Emily ka ndarë edhe një ‘pakënaqësi’ të vogël lidhur me bashkëshortin në rrugëtimin e shtatzënisë.

“Im shoq e adhuron të thotë ‘Ne jemi shtatzënë’. Sado e ëmbël të tingëllojë kjo frazë, unë ia kam bërë të qartë që nuk është e drejtë. Sakrifica po vjen nga ana ime si grua, unë po e rris brenda trupit tim dhe jam unë ajo që do t’i jap jetën. Nuk është se shtatzënia po ndikon në proçesin e ndryshimit të trupit tek im shoq. Ndaj dhe ia kam thënë në sy që nuk më pëlqen kur e përdor si shprehje”, ka sqaruar Rarajkowski. Epo, për analizë detajesh duket se nuk ia kalon asnjë modeles, sidomos këtë periudhë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Muzikantët e muzikës “live”-it, pas aktit normativ të fillimtetorit që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, “lounge bar”-eve dhe mu

Këngëtarja e njohur, Rosela Gjylbegu ka rrëfyer së fundmi momente të rëndësishme nga jeta e saj e përditshme, por dhe mjaft personale.

Bebe Rexha përflitej që në korrik për një romancë të re, të cilën ajo vendosi ta“zyrtarizonte” në muajin shtator, në një foto ku kishte m

Prej pak kohësh, është përfolur një ribashkim mes reperit të njohur nga Kosova, Mozzik, dhe Loredanës, por askush prej tyre nuk kishte bë

Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera në botë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston sot 30-vjetorin e lindjes.

Këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi ka kujtuar personat e afërm që humbi në Durrës nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.

Nëse do na duhet të përmendim disa vajza seksi, emri i këngëtares dhe aktores së njohur Jennifer Lopez është një nga emrat e parë që na v

Këtë të premte, ylli ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të përformojë live në 'Studio 2054', e cila do të transmetohet në v

Këngëtarja e "Jar of Hearts", Christina Perri ka humbur vajzën e saj të sapolindur.