Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Emina Çunmulaj mban premtimin, falë saj një familje bëhet me shtëpi të re

26/02/2021 - 16:31

Emina Çunmulaj është një ndër modelet më të njohura, fama e së cilës i ka tejkaluar kufinjtë shqiptarë. Përveç kësaj, bukuroshja shquhet për filantropinë e saj. Së fundmi, ajo ka ndihmuar për ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë.

Në bashkëpunim me organizatën “Fundjavë Ndryshe”, Emina ka dhuruar donacionin bujar, nga i cili u bënë me shtëpi familja Poçi, të cilët jetonin në kushte të vështira ekonomike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë modelja përmes një postimin në Instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku vihen re dy momente: Ai kur Emina vizitoi për herë të parë këtë familje në nëvojë, dhe më pas momenti kur brenda kësaj jave anëtarëve të familjes Poçi iu dhuruan çelësat e shtëpisë së tyre të re.

“Fillime te reja. Zemra ime është e plotë kur shoh dhe e di që edhe një familje tjetër do të flejë në një vend të sigurt. Çdo fëmijë kudo në botë meriton një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme. Faleminderit që më ndihmuat të realizoj ëndrrat në shumë familje në nevojë.

Faleminderit @arberhajdari & @fundjavendryshe që keni punuar kaq shumë për të ndihmuar popullin shqiptar. Njerëzimi është fuqia jonë më e fortë. Ju lutem bashkohuni me mua për ta bërë këtë botë një vend më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët, edhe nëse do të jetë një familje në një kohë”, ka shkruar Emina Çunmulaj në Instagram.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”, është duke promovuar këngën e saj “

Çifti i famshëm i showbizz, Beyonce dhe Jay Z numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh.

Artistja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka fituar një çmim tjetër si ‘Favorite Artist-Crossover’, në American Music Award.

Aktorja e njohur britanike Helen Mccrory ka vdekur në moshën 52 vjeçare pas një beteje private me kancerin, njoftuan sot të afërmit e saj

Artistja e famshme, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen një ditë më parë.

Rozana Radi është single! Ose të paktën kështu na ka lënë ajo të kuptojmë.

Ikona e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë një gjest të lavdërueshëm dhe human. Ajo ka bërë një dhuratë të paimagjinueshme për f

Një ditë pasi zbuloi surprizën që kishte përgatitur përgjatë 3 viteve, Bebe Rexha ka zbardhur ditën e sotme detaje rreth albumit të saj.

Fifi festoi ditëlindjen më 31 mars dhe në këtë ditë të veçantë, këngëtarja mori shumë urime dhe surpriza por ndjekësit vunë re që mungont

John Travolta ka ndarë një mesazh prekës për djalin e tij, Jett i cili u nda nga jeta në vitin 2009.