Reperi Eminem ka surprizuar të gjithë fansat me lajmërimin e papritur të albumit të tij të ri.

Në një postim në Instagram, Eminem shkruan se albumi “Music to be Murdered by” është frymëzuar nga Alfred Hitchcock, regjisori dhe producenti i famshëm anglez, pasi reperi ka pozuar me një sëpatë në kokë nga njëra anë dhe një pistoletë nga ana tjetër.

Albumi ka të njëjtin titull me albumin e parë dhe të vetëm të Hitchcock, të titulluar gjithashtu  “Music to be Murdered by”.

Albumi i Eminem-it përmban bashkëpunime me Ed Sheeran, Skylar Grey, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, Royce Da 5’9 “, Black ThoughtKXNG Crooke, Joell Ortiz, Don Toliver, Anderson .Paak dhe Juice WRLD.