Eneda Tarifa është një nga këngëtaret më të talentuara në Shqipëri. Ajo ka një karrierë të gjatë muzikore, ndërsa vitet e fundit ka provuar edhe moderimin.

E ftuar në emisionin "Thumb On" në RTV Ora, Eneda tregoi fillimet e karrierës, kur kishte raste që dilte në skenë me rrobat e kushërirave.

Aulona Musta: Vite më përpara visheshe vetë kur dilje në skenë?

"Në përgjithësi jam veshur vetë sepse gjithmonë kam menduar që veshja nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Por më vonë filluam të punonim me profesionistë të fushës. Në festivalin e 97' kisha veshur një fustan të zi të mbrëmjes së maturës së gocës së hallës sime. Na u duk i bukur të gjithëve familjarisht. Natën e parë kam qepur një kostum me një copë 15 mijë lekshe nga ato që mbante mami. Realisht ka qenë bukur pavarësisht mundësive. Në festivalin e pranverës kisha veshur një gjë që nuk më shkonte me sandalet. Aty ishte Lori Kaçka dhe bashkë me të ishte dhe goca e tezes. Më thotë mua po heq unë veshjen time se të shkojnë më shumë këto dhe vesha të asaj. Në momentin e fundit jam sajuar.", thotë Eneda.