Këngëtari i njohur, Enrique Iglesias ka ndarë me ndjekësit në Instagram se njerku i tij, Carlos Falco ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emenrgjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!”, shkruan këngëtari.

83-vjeçari ka qenë një biznesmën shumë i njohur në Spanjë dhe për shkak të moshës ai nuk mundi të përballonte sfidën me koronavirusin.