Era Istrefi është një ndër artistet e cila po bën karrierë në tregun ndërkombëtar.

Përveç talentit, këngëtarja është lakuar nga mediat e huaja edhe për stilin e pamjen e saj fizike.

Erën e shohim tepër aktive në llogarinë e saj në “Instagram”,  ku herë pas here poston foto të ndryshme.

Si çdo herë tjetër edhe kësaj radhe postimi i fundit i saj ka vjedhur vëmendjen e ndjekësve edhe portaleve.

Ajo ka publikuar dy foto teksa shihet e veshur me bikini dhe me trupin në super formë. 

“Nuk kisha postuar fotografi të turpshme të prapanicës në një minutë”, shkruan ajo.

Këngëtarja pritet që shumë shpejt të vijë me projekte të reja muzikore, që pa dyshim do të jenë një sukses.