Këngëtarja Era Istrefi dhe britaniku Julian Perreta janë përfolur për një lidhje me njëri-tjetrin, duke qenë se shiheshin shpesh së bashku. Megjithatë ditën e djeshme, Julian pohoi se me Erën kanë vetëm një miqësi të ngushtë, teksa i përgjigjej një fansi.

“Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”- tha dje këngëtari anglez.

Gjithashtu, në një tjetër story Perreta pohon se flet thuajse çdo ditë me mikeshën e tij, Erën. Kjo e fundit e ka ripostuar, duke theksuar se e merr malli për shokun e saj të ngushtë.