Ermal Mamaqi dje festoi ditëlindjen më të trishtuar të jetës së tij

22/03/2020 - 14:37

Një ditë më parë aktori dhe producenti i njohur, Ermal Mamaqi festoi ditëlindjen e tij të 38-të.

Mirëpo, siç ka treguar dhe ai vetë përmes një postimi në rrjete sociale, kjo ka qenë ditëlindja më e trishtuar e jetës së tij.

Ermali shkruan në Instagram se nuk ka mundur dot ta festojë me prindërit, madje as t’u dhurojë një përqafim për t’i mbrojtur nga virusi.

“Miq faleminderit per urimet. Padyshim ditlindja me e trishtuar. Desha të ndaj diçka me ju…Sot paradite vajta te shpija prindërve dhe i lash një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë… filluan të dy të qanin. Une prita te shkoj ne makine qe te nxjerr lotet. Nuk di si tju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2min qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Cudi e madhe, kemi qendruar larg njeri tjetrit shume here me gjate se kaq, dhe ska qene shume problem(te pakten nga une), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithe kjo lemeri qe po ndodh. Donim te perqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet… Mund te jete ne trupat tane dhe po ja ngjisim tjetri… Nuk e kisha menduar që do jetonim kto kohë. Por është mirë. Po ndjejmë përsëri mall për njëri tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje. E di qe dhe juve ju mungojne familjaret me shume se kurre kto dite. E di që mund ti keni lënë në shpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë… Qendroni te forte. Prapë jam i lumtur. Po pres… Është duke ardhur diçka shumë e mirë… Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve. Ju përqafoj.”- shkruan Ermali.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moderatorja e njohur e RTSH-së, Hygerta Sako duket se nuk e ka pritur mjaft mirë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koro

Trajneri i njohur i dialektit, 76-vjeçari Andrew Jack ka humbur jetën të martën në një spital në Surrey, pas betejës me koronavirusin. 

Ata janë ndarë prej disa muajsh tashmë, pas katër vitesh dashuri së bashku, prej së cilës ka lindur një vajzë e bukur, Lea De Seine.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë parë në rrugët e Funchal, duke nxjerr shëtitje fëmijët e tyre, imazhe që në dukje nuk kanë

Këngëtari i njohur shqiptar Sidrit Bejleri ka njoftuar se sot ka humbur vjehrrin. Këngëtari shkruan në rrjete sociale se i afermi i tij v

Aktorja e njohur amerikane, Sharon Stone ka falenderuar Shqipërinë që i erdhi në ndihmë Italisë duke i dërguar mjekë dhe infermierë në nj

Prezantuesja e njohur italiane, Barbara D'Urso falënderoi mbrëmjen e djeshme Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Ita

Si shumë artistë të tjerë edhe këngëtari Bruno Mars ka dhënë kontributin e tij për situatën e vështirë që po përjeton bota si pasojë e vi

Neymar e ka të pamundur të respektoj rregullat, në çdo rast e sheh veten në qendër të kritikave.

Ndonëse Archie nuk ka mbushur ende 1 vjeç, duket se Harry dhe Meghan Markle janë duke planifikuar të kenë një tjetër fëmijë shumë shpejt.