"Është koha për falje"/ Pas betejës së gjatë të atësisë, ish-mbreti i Belgjikës takon vajzën e tij

27/10/2020 - 17:00

Ish-mbreti Albert i Belgjikës është takuar me të bijën, Princesha Delphine, pas një beteje ligjore të kësaj të fundit për të fituar statusin e vajzës së tij.

Në një foto të postuar në internet shihen ish-mbretin belg me Delphine në kështjellën e tij në Bruksel.

Një deklaratë nga Albert, gruaja e tij Paola dhe Princesha Delphine thanë se ata u takuan dhe se për ta po fillon një kapitull i ri.

"Pas trazirave, vuajtjeve dhe dëmtimeve, është koha për falje, shërim dhe pajtim. Së bashku vendosëm të marrim këtë rrugë të re. Kjo do të kërkojë durim dhe përpjekje, por ne jemi të vendosur"– shkruhej në deklaratë.

Albert pranoi atësinë në janar pas luftimeve të gjata prej më shumë se një dekade. Delphine, 52 vjeç, është fëmija i një lidhje 18-vjeçare që Albert kishte me një baroneshë para se të ishte mbret.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Agnesa Vuthaj është një nga modelet më të ëmbla të showbizit shqiptar. Ajo ka spikatur gjithmonë për stilin e veçantë të veshjes.

Covid-19, çdo ditë e më tepër po infekton më shumë njerëz se ç’ishte parashikuar.

Suksesi i dizajnerit kosovar, Valdrin Sahiti nuk po njeh limite.

Lidhja e Princit William dhe Kate Middleton u vulos me puthjen e tyre të paharrueshme në ballkonin e Pallatit Buckingham në 2011-n.

Valbona Selimllari ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “N’fermë”.

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, u diskutua në lidhje me operacionet plastike.

Tekstshkruesi i njohur, Olti Curri, tregoi një episod interesat me një këngëtare, teksa po diskutonin në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”,

Prej disa muajsh është bërë e ditur se evenimenti “American Music Awards 2020” do mbahet sot më 22 nëntor.