“Eurovision 2020” anulohet për shkak të koronavirusit

18/03/2020 - 16:06

Për shkak të koronavirusit, është anuluar festivali europian i vitit 2020 që do të mbahej në Rotterdam.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e Eurovision-it në Instagram, ku shkruhet se është shtyrë me një vit mbajtja e festivalit, ku Shqipëria do të përfaqësohej nga Arilena Ara, me kënngën "Fall from the sky" në natën e dytë të festivalit.

Postimi i plotë:

Me keqardhje të thellë ne duhet të shpallim anulimin e Eurovision Song Contest 2020 në Rotterdam.

Gjatë javëve të fundit ne kemi eksploruar shumë mundësi alternative për të lejuar konkursin e këngës të Eurovision të zhvillohet.

Sidoqoftë, pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën – dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e transmetuesve pjesëmarrës dhe autoritetet Hollandeze – bënë që Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) të marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdojmë me ngjarjen live siç ishte planifikuar.

Jemi shumë krenarë që Eurovision Song Contest ka bashkuar audiencën çdo vit, pa ndërprerje, për 64 vitet e fundit dhe ne, si miliona tifozë në të gjithë botën, jemi jashtëzakonisht të pikëlluar që nuk mund të zhvillohet në maj.

EBU, NPO, NOS, AVROTROS dhe Qyteti i Rotterdam-it do të vazhdojnë një bisedë në lidhje me mbajtjen e Konkursit të Këngës në Eurovision në 2021.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ftuar në emisionin televiziv “Extra” këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha rrëfeu për herë të parë frikën që pati pasi të dy pri

Gazetarja Dasara Karaiskaj ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Mes Yjesh" në Ora News.

Këngëtarja Jennifer Lopez është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku pasqyron jetën familjare dhe aktivitetet e saj të panumërta.

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë ndarë përsëri.

Naomi Campbell, supermdolja e famshme, ka ditur sërish si të tërheq vëmendjen me fotot më të fundit të shkrepura në metronë e New York.

Një ditë më parë, Armina Mevlani, bëri një postim që i bëri të gjithë të dyshojnë se ajo ishte në pritje të ëmbël.

Nëna e Nejmarit, Nadine Goncalves tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kur para pak kohësh njoftoi lidhjen me 23-vjeçarin Tiago Ramos, me të

Ka kalur më tepër se një vit që nga publikimi i fotove topless, të balerinës së mirënjohur Isida Mollaymeri, dhe sërish vazhdojnë të kome

Ribashkimi i Jonida Maliqit me Romeon ka qenë padyshim lajmi i këtyrë ditëve karantine.

Gjatë kësaj periudhe izolimi, Rita Ora ka qëndruar në një vilë me qira, në periferi të Londrës.