Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

"Ezeli" i famshëm rikthehet në një serial të ri

27/02/2021 - 11:14

Me siguri ju kujtohet seriali i famshëm “Ezel” me aktorin Kenan Imirzalioglu në rol kryesor. “Ezel” rrëmbeu zemrat e teleshikuesëve dhe na fiksoi të gjithëve për muaj me radhë para ekranit, teksa përjetonim si të ishte e jona historinë e dashurisë me Ejshanin, tradhtinë e shokëve e dëgjonim këshillat e urta të dajës, Ramiz Karaeski.

Ju kishte munguar aktori? Epo, lajmi i mirë është se ai do të rikthehet sërish në ekran pas një mungese të gjatë.

Aktorin do ta shohim me një projekt të ri, ku do të jetë përsëri në rol kryesor. Ky projekt do të transmetohet në platformën “Netflix”, mirëpo s’ka ende informacione të tjera.

Në tetor të vitit që lamë pas, “Ezel” u bë baba për herë të parë. Partnerja e aktorit të famshëm solli në jetë një vajzë.

Dyshja e njohur i vendosën vajzës së tyre emrin Lalin, që është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia. Kuptimi i emrit Lalin do të thotë ‘e kuqe rubini’.

“Zoti i bekoftë me fëmijë të gjithë ata që duan të bëhen prindër. Është një ndjenjë kaq e bukur”, u shpreh aktori.

Ndërkohë për të falenderuar bashkëshorten që e bëri baba, Kenani i bleu asaj një vilë super luksoze në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ndau me fansat lajmin se shumë shpejt do të bëhej baba për herë të dytë.

Aktori hollivudian, Christian Bale është i njohur për transformimet e jashtëzakonshme duke iu përshtatur roleve filmike.

Dua Lipa artistja shqiptare me famë botërore, është një figurë shumë e dashur për publikun.

Jennifer Lopez është ndarë përfundimisht nga partneri i saj, Alex Rodriguez. Çifti ka njoftuar për ndarjen në një deklaratë të bërë pak d

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”, është duke promovuar këngën e saj “

Çifti i famshëm i showbizz, Beyonce dhe Jay Z numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh.

Artistja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka fituar një çmim tjetër si ‘Favorite Artist-Crossover’, në American Music Award.

Aktorja e njohur britanike Helen Mccrory ka vdekur në moshën 52 vjeçare pas një beteje private me kancerin, njoftuan sot të afërmit e saj

Artistja e famshme, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen një ditë më parë.

Rozana Radi është single! Ose të paktën kështu na ka lënë ajo të kuptojmë.