Fëmijët e Brad Pitt raportohet se nuk i kanë takuar prej vitesh gjyshërit e tyre. Sipas “Mirror”, arsyeja ka të bëjë me armiqësinë që Angelina ka me nënën e Brad, që prej vitit 2016.

Nëna e tij ka festuar 80-vjetorin në shtëpinë madhështore buzë detit të djalit të saj, në Santa Barbara, në Kaliforni, por 6 prej nipërve dhe mbesave të saj kanë munguar në këtë ditë gëzimi.

“Kur ishin bashkë, Brad dhe Angelina i çonin fëmijët të vizitonin gjyshërit e tyre. Ata kanë një kopësht të madh, në të cilin ata luanin shpesh, si në dimër ashtu edhe në verë”, tha një burim për “The Sun”. 

Por thuhet se gjërat ndryshuan kur Brad dhe Angelina u ndanë pas 2 viteve, pra në 2016-ën. Gjithashtu, thuhet se babai i Brad, William, ka emëruar disa rrugë sipas emrave të fëmijëve të djalit të tij.

“Jane, nëna e Brad dhe Angelina kurrë nuk u panë në të vërtetë sy më sy. Jane është një e krishterë konservatore, e cila nuk i mbështet martesat gay, ndërkohë që Angelina është një liberale, e cila ka dalë me gra, prandaj kurrë nuk u bënë mike”,- tha burimi.

Pavarësisht gjithçkaje, burimi tha se askush nuk e mendonte se gjërat do të bëheshin kaq keq mes të dyjave.

Duke qenë se Angelina nuk ka pranuar që fëmijët e saj të marrin pjesë në festën e ditëlindjes së Jane, atëherë në të u panë vetëm djali i saj Dough me partneren Lisa, vajza e tyre Julie dhe bashkëshorti i saj Robert-i, ashtu si edhe nipërit dhe mbesat e tjera: Sydney, Reagan, LKandon, Josie, Rylie, Caden dhe Cruz.