Telashet s’kanë të sosur për Luana Vjollcën. Pas shkëlqimit të famës dhe suksesit të ekranit, autores dhe moderatores së “Shiko kush luan” i ndodhin situata vërtet të frikshme.

Pak ditë më parë, me fotot dhe videot e ndryshme, Luana na tregoi se gjendej sërish në xhirime, por pa zbuluar se për çfarë bëhej fjalë.

Ndërsa pas orëve të shumta në xhirime, Luana ka ndarë një foto të makinës “Ferrari”, të goditur e të dëmtuar tek e gjithë pjesa përpara e saj. “U qyqja, kush e bëri këtë?!”, ka shkruar moderatorja krah fotos së fundit. Deri më tani moderatorja nuk e ka treguar çfarë e ka bërë të punojë sërish deri në orët e vona, por tashmë këto angazhime duhet të jenë kthyer në normalitet për Luanën, e cila ka zbuluar se dhe montazhi i ‘Shiko kush luan’ i merr orë të tëra pune.

Moderatorja kishte zgjedhur të lëvizte me një “Ferrari” që ishte bërë copë dhe të gjitha këto i ndau me fansat nëpërmjet postimeve në “Instastory”. Makinës së saj i ka ndodhur një incident, pasi në foton që ajo publikoi, vihet re qartë që një person ka dashur t’i japë një mesazh pasi i ka thyer të gjithë xhamin e përparmë të “Ferrari-t”. Ende nuk dihet nëse makina është e saj apo ka qenë pjesë e projektit të ri që moderatorja ka xhiruar. Mbetet të presim detaje të tjera që ajo mund të ndajë me ndjekësit, ndërkohë që kjo ngjarje pason atë të denoncimit që i bëri në Polici një djali që e përndiqte këmba-këmbës.

Kështu, moderatorja e mori seriozisht çështjen e sigurisë së jetës, pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje. Vetëm Luana ndau me ndjekësit në rrjetet sociale dy foto ku shihej në praninë e truprojës së saj, të cilit i kishte mbuluar portretin, ndërkohë që i hapte derën e makinës luksoze.

Luana ishte një nga personazhet e shumtë publikë që dolën në shesh nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur” dhe protestuan kundër abuzimit të fëmijëve të mitur. Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte truproja që e shoqëronte Luanën ngado, duke e diferencuar kështu dukshëm nga personazhet e tjerë të famshëm.

LUANA DHE 28- VJEÇARI QË E DETYROI TA DENONCONTE NË POLICI PËR PËRNDJEKJE

Kujtojmë se më parë Luana u shfaq me truprojë pasi ajo denoncoi për përndjekje një 28-vjeçar nga Kosova, të identifikuar si A. Morina, për të cilin u shpreh se e ndiqte këmbakëmbës, në punë dhe në shtëpi. E shoqëruar nga motrat Marina dhe Lira, Luana, ndryshe nga ato, kishte truprojë me vete.

Me kapele në kokë dhe me maskën e vënë, Luana kishte vendosur edhe syzet që të mos njihej fare në publik. Kamerave të pranishme nuk u shpëtoi prezenca e prezantueses së “Shiko kush luan”, pak ditë pasi kishte depozituar një kallëzim penal për përndjekje. Moderatorja mësohet të jetë shprehur para efektivëve të Komisariatit Nr.1 në Tiranë se një 28-vjeçar nga Kosova e ndiqte këmba-këmbës dhe e ngacmonte. Kështu, moderatorja nuk humbi kohë dhe mori masa serioze për të ndalur përndjekjet nga fansat e saj. Nuk kanë munguar rastet e bezdisjeve pasi edhe disa vite më parë denoncoi një fans në Polici, duke bërë edhe kallëzim penal ndaj tij, e para një tij një tjetër burrë që e përndiqte me mesazhe.

Kështu, pas kësaj serie ngacmimesh vendosi që të punësonte një truprojë, në prani të të cilit është filmuar më parë në ambiente publike me motrën e saj, Marinën. Së fundmi, vajza e njohur e ekranit është filmuar teksa truproja i hap derën e makinës luksoze, duke bërë që Luana të ndihet vërtet si një VIP që duhet të ketë siguri maksimale për të shmangur ndonjë të papritur që mund të vijë nga fansat “e çmendur”.

Në muajin qershor u bë me dije fakti se një fans e kishte përndjekur prej disa muajsh këngëtaren, në ambientet e punës, madje dhe në shtëpinë e saj te “Kodra e Diellit”, duke tentuar pareshtur që të komunikojë me të. Pas kësaj ndodhie që ajo e ka konsideruar të frikshme, iu drejtua Komisariatit Nr. 1, duke bërë kallëzim dhe Policia u vu në kërkim për ta kapur. Sa i takon jetës private, Luana Vjollca u përfol se i ka dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare me biznesmenin Krenar Çoçaj.

Thashethemet nisën pasi u vu re që ata kishin hequr njërit-tjetrin nga “Instagram”-i, si edhe prej faktit që Krenar Çoçaj mungoi në festën e ditëlindjes së moderatores. Të dy kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje duke mos komentuar lajmet. Së fundmi, ajo publikoi një video në kanalin e saj në YouTube të quajtur “AfterParty”, ku iu drejtuan disa pyetje personale. Moderatorja u pyet rreth jetës së saj personale si edhe planeve të saj për të ardhmen.

“Dëshiron dasmë tradicionale apo private?”, ishte një nga pyetjet dhe ajo iu përgjigj: “Private”. Ndërsa shprehu dëshirën për të pasur një familje të madhe. “Familje e madhe”, tha Luana Vjollca. Nuk mungoi as pyetja rreth jetës së saj sentimentale, që moderatorja hezitoi t’i përgjigjej. Teksa i pyet nëse është në një lidhje apo single, ajo mbylli intervistën duke iu drejtuar një prej personave pas kamerës: “Duhet të vijë për emision?”.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj asnjëherë s’e konfirmuan lidhjen e tyre publikisht. Por e pranuan deri diku në “Instagram” me shkëmbime komentesh të nxehta dashurie. Për herë të parë, dyshimet se moderatorja kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28-vjetorin e tij në Santorini. Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin.

Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij. Ndërkohë që pavarësisht situatave të frikshme që mund të kalojë në jetën e saj jashtë kamerave, duke iu referuar përndjekjeve nga djemtë e fiksuar pas saj, jeta e saj para kamerave është thjesht e bukur. Moderatorja poston shpesh foto e video në rrjete sociale, duke i mbajtur kështu ndjekësit të informuar për atë që ndodh në jetën e saj.

Së fundmi, Luana ka postuar në “Instagram: disa foto hot, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq. I çarë në njërën anë, fustani me dekolte shumë të hapur nxjerr në pah gjoksin e saj joshës. Sipas postimeve në “Instastory”, ky look lidhet me një projekt të ri muzikor, mbi të cilin Luana po punon. Ndërkohë, le të shohim se çfarë do të zbulojë Policia, rreth personit që i theu “Ferrarin”! 

(Shkrim nga suplementi i Panoramaplus)