Reperi i njohur dhe shumë i dashur, MC Kresha do t’i japë fund beqarisë këtë të diel sipas Prive.al.

Prive thotë se Kresha do të martohet me Erzina Shehun në një ceremoni tejet private me rrethin më të ngushtë shoqëror në një prej restoranteve të Prishtinës.

Thuhet se festa ka nisur që të shtunën mbrëma dhe Erzina ka mbledhur familjaret dhe shoqet në atë që njihet si nata e vajzave apo siç njihet në Kosovë; Kanagjeqi.

Prive.al zbulon se të ftuarve u është kërkuar paraprakisht që të rezervohen tërësisht në publikimin e detajeve apo fotografive nga festa.