Në gusht të vitit që lamë pas, Erik Lloshi i dha fund beqarisë. Ai u martua me partneren e tij, Rominën në një ceremoni e cila i ngjante shumë tradicionales.

Pak ditë para martesës, ai zhvilloi një fetsë të veçantë beqarie së bashku me aktorët Donald dhe Romeo Veshaj.

Për të bërë një skeç, ata shkuan të festonin në një club striptizmi dhe bashkëshortja e tij duket se nuk e ka pritur mirë.

“Kisha parapërgatitur situatën para se të dilte. Punova dy ditë për ta përgatitur si situatë (qesh). Nuk i erdhi mirë me thënë të drejtën kur e pa atë videon dhe tha ok por kemi edhe familje or çun. Nuk është puna si e marr unë por babi im që nuk ia ka haberin fare se çfarë po bën ti mund të mendojë se është e vërtetë, si t’ja shpjegoj unë tha. Por edhe ata kanë filluar të më kuptojnë pak deri diku”, tregoi Eriku i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora.