Mbrëmjen e djeshme, në emisionin ‘Shiko kush luan’ ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fifi, e cila na shoqëron çdo të shtunë me zërin e saj dhe ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm për sa i përket jetës së saj personale.

Në një ndër lojërat e zhvilluar Fifit i është bërë pyetja: ‘Një zog na tha që zemra jote nuk është single, është e vërtetë apo zogjtë ia fusin kot ndonjëherë?’.

Këngëtarja nuk e ka mohuar, duke pranuar publikisht se është e dashuruar:

‘Në fakt zemra ime nuk është single, ama unë single jam. Jam tepër e dashuruar. Kokë e këmbë’, është shprehur Fifi.