Filloi nismën për mbledhje fondesh, Linda Halimi akuzohet për përfitime personale

29/11/2019 - 16:43

Këngëtarja Linda Halimi, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, ka filluar nismën për mbledhjen e fondeve për njerëzit e prekur nga tërmetin që ndodhi mëngjesin e së martës.

Halimi i ka bërë thirrje të gjithëve që të kontribuojnë me aq sa mundet për popullin e saj shqiptar, por më pas e ka fshirë këtë nismë, pasi u akuzua nga disa njerëz se ajo do i shfrytëzojë lekët e fituara për përfitime personale.

“E fshiva kampanjën në Go Fund Me. Shumë drama. Njerëzit po mendojnë se e kam për përfitime personale, shumë absurde dhe qesharake. Duhet të jesh pa zemër fare të fitosh personalisht në kohë tragjedie. Më vjen keq që edhe pasi kam bërë donacione të ndryshme brenda këtyre dy ditëve(e kam bërë me zemër e dashuri) populli im, njerëzit, dyshojnë në qëllimet e mia vetëm pse nuk jetoj në Shqipëri. Më besoni nuk kam mbetur në lekët e fituara të Go Fund Me sepse deri më tani nuk më mungon asgjë falë Zotit. Lutem për ju dhe shpresoj të ju lehtësohen dhimbjet dhe të mos përsëriten më kurrë këto kohë të rënda. Paqe dhe dashuri”, ka shkruar Linda në Instastory.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Muzikantët e muzikës “live”-it, pas aktit normativ të fillimtetorit që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, “lounge bar”-eve dhe mu

Këngëtarja e njohur, Rosela Gjylbegu ka rrëfyer së fundmi momente të rëndësishme nga jeta e saj e përditshme, por dhe mjaft personale.

Bebe Rexha përflitej që në korrik për një romancë të re, të cilën ajo vendosi ta“zyrtarizonte” në muajin shtator, në një foto ku kishte m

Prej pak kohësh, është përfolur një ribashkim mes reperit të njohur nga Kosova, Mozzik, dhe Loredanës, por askush prej tyre nuk kishte bë

Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera në botë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston sot 30-vjetorin e lindjes.

Këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi ka kujtuar personat e afërm që humbi në Durrës nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.

Nëse do na duhet të përmendim disa vajza seksi, emri i këngëtares dhe aktores së njohur Jennifer Lopez është një nga emrat e parë që na v

Këtë të premte, ylli ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të përformojë live në 'Studio 2054', e cila do të transmetohet në v

Këngëtarja e "Jar of Hearts", Christina Perri ka humbur vajzën e saj të sapolindur.