Justin Hartley dhe Chrishell Stause janë divorcuar zyrtarisht. Çifti i aktorëve u martuan në 2017-ën ndërsa u ndanë në vitin 2019.

“Të dy hynë në zgjidhje konfidenciale për sa i përket kushteve të divorcit, duke përfshirë mbështetjen e njëri-tjetrit. Chrishell ka vazhduar jetën e saj dhe pret me padurim fillimet e reja”, ka thënë një burim për Us Weekly.

“Vendimi për divorc ishte i shpejtë dhe impulsiv”, ka thënë Stause, e cila deklaroi se u njoftua për divorcin pak minuta pasi u largua nga shtëpia e tyre për në punë.

“Unë menjëherë mora vetëm disa gjëra dhe dola shpejt nga atje. Unë nuk e dija me të vërtetë se ku do të shkoja ose çfarë do të bëja, por vetëm duhet të largohesha”, vazhdoi ajo.

Hartley ndërkohë është duke shijuar një lidhje të re me Sofia Pernas.