Fotoja e publikuar një ditë më parë nga Fiori Dardha i bëri të gjithë të dyshonin se moderatorja është shtatzënë për herë të dytë.

Ajo shfaqej krah djalit të saj, Abelit, por vëmendjen e mori barku paksa i rrumbullakosur.

Në shumicën e komenteve, ndjekësit e pyesnin moderatoren nëse është në pritje të ëmbël, prandaj Fiori zgjodhi që t’u përgjigjej publikisht të gjithëve.

“Ju pyesni – Unë përgjigjem. Nuk jam shtatzënë”, shkroi ajo krahas fotos së saj.