03/12/2020 - 16:41
Moderatorja e njohur e emisionit investigativ "Boom" në RTV Ora, Fiori Dardha është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka dhënë vetë Fiori, përmes një postimi në Instagram, ku shkruan se ndonëse ka treguar kujdes të jashtëzakonshëm prej muajit mars, nuk ka mundur t'i shpëtojë koronavirusit.
Ndër të tjera ajo zbulon se në vendin e saj do të jetë këngëtari Erion Korini, i cili do të shoqërojë për dy javë drejtuesen tjetër të emisionit, Rozana Radin.
POSTIMI I PLOTË
Për dreq, më gjeti edhe mua!
________________________
Ndonese kam treguar nje kujdes te jashtezakonshem dhe prej muajit mars, (thuajse) kam jetuar me maske, covidit nuk i shpetova dot!
Duke qene se jam autore dhe prezantuese e nje emisioni te perditshem, do te vazhdoj te punoj nga shtepia per te pergatitur jo vetem "BOOM", por per te finalizuar sa me shpejt edhe projektin tim #GOCAT
Falenderoj Erion Korinin qe pranoi te me zevendesonte gjate diteve qe do te me duhet te qendroj e izoluar.
@rozana_radi dhe @erionkorini jane miq shume te mire dhe do te dine ta percojne kimine qe kane me njeri-tjetrin edhe tek publiku.
Kam fatin te punoj me nje staf te mrekullueshem dhe jam e bindur qe mbeshtetja e kolegeve dhe e drejtuesve te TV ORA nuk do me mungoje edhe keto dite!
Rozi & Erion, ju vaftë mbarë!
Kujdesuni per veten!
Sherim te shpejte per te gjitha ata (qe si une), po perballen me Covid - 19!
Me kujdesin e perkushtim e mjekeve dhe ndihmen e Zotit, do ia dalim!
Forca!
/portali DurresLajm/