Aktori i humorit, Florjan Binaj u infektua me Covid-19 një muaj më parë dhe arriti ta fitojë betejën me virusin. Mirëpo duket se periudha pas infektimit me koronavirus nuk ka qënë e lehtë për të.

Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Flori tregoi se njerëzit vijojnë t’i qëndrojnë larg edhe pse ka kaluar një muaj nga infektimi.

“Edhe pse ka kaluar një muaj nga pandemia, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, u shpreh aktori ndërsa tha se kur sheh këtë gjë kupton që ka një nivel të ulët paditurie dhe papërgjegjësie.