Gazetarja Fjodora Fjora ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, ku ndër të tjera ka folur edhe për martesën.

“Ti ende nuk je martuar. E mendon ndonjëherë përse, çfarë mund të ketë ndodhur?”, u pyet nga moderatorja Ester Bylyku.

“Nuk e di nëse e kam thënë ndonjëherë publikisht. Në rastin tim kanë qenë dy arsyet e mëdha. E para, kur më ka ardhur martesa në derë, më ka ardhur minimumi tre herë, madje qesh dhe u them njerëzve të mi: “Turp më vjen ta them, por në dy prej tyre e kam kthyer unazën. Për 1 mijë arsye, nuk ka ndodhur. Zakonisht për gjëra që i kam vendosur unë. Ndihesha e vogël, ndihesha jo gati. I kam shkuar martesës shumë afër, por nuk kam qenë e bindur, dhe nuk mërzitem fare për këtë. Sepse kam kuptuar që institucioni i martesës nuk bën për mua. Unë kam pasur lidhje të gjata dhe kjo nuk më ka penguar të jetoj shumë mirë jetën time dhe të lumtur.”, tha Fjodora.