Moderatori i emisionit "Në shtëpinë tonë", në Top Channel, Florian Agalliu ishte i ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit “ të Rudina Dembacajt në RTV Ora.

I pyetur se cila është arsyeja që ai po ndërron partnere çdo sezon, Flori ka treguar arsyen e vërtetë për ndërrimin e moderatoreve Anjeza Maja dhe Stela Kotri.

Florian Agalliu: Arsyet nuk janë të miat e as të autores Renisës.

Rudina Dembacaj:  Nuk janë të Renisës, se të gjithë thonë do jetë bërë xheloze?

Florian Agalliu: Kush më njeh mua nga afër , unë nuk le kurrë shkak që dikush të bëhet xheloz  apo që Renisa të bëhet xheloze në raport me njerëz në punë,  aq më tepër me njerëz  jashtë pune. Jam njeri shumë korrekt në punë dua që të bëhet puna , kolegët i respektoj më shumë se ç’duhet , për ti krijuar komoditet në punë. Kështu që nuk ka lidhje Renisa , ajo flet përsa i përket ndryshimeve në program.

Unë kam hyrë në program duke zëvëndësuar dikë, Albanin dhe sigurisht siç zëvëndësova dikë ashtu dikush do zëvëndësonte Anjezën , Stelën apo Nevinën që do jetë këtë sezon apo mua nuk janë zgjedhje të Renisës por as të miat. Zgjedhjet janë të stafit drejtues të televizionit në të gjitha rastet.

"Blushi i bën këto?", pyet moderatorja. "Dikush është tërhequr vetë, dikush e ka hequr Blushi , nuk di ti them të gjitha detajet se çfarë ka ndodhur.", thotë Agalliu.