Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se aktori i Portokallisë, Florjan Binaj ishte infektuar me koronavirus. Aktori nuk zgjodhi as ta pohonte dhe as ta mohonte lajmin deri para pak minutash.

Ai ka postuar një foto në Instagram aty ku ngre gishtin e madh lart për të treguar se PO është pozitiv me COVID-9.

“Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19.
Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të karantinës.Fatmiresisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetesim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!
Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…

Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!
Shëndet të gjithëve!”
– shkruan aktori ne Instagram.