Gent Hazizi për Ermal Mamaqin: Mos të vetëquhet kineast, kur monton ca gjëra nuk do të thotë se ke bërë film!

02/07/2020 - 14:00

Aktori i njohur i humorit Gent Hazizi ka folur së fundi për kineastët shqiptare si dhe prodhimet e reja të kolegut të tij Ermal Mamaqi.

Në një intervistë për emisionin "Ditë e Re"  në Ora News, Genti u shpreh për Mamaqin se nëse është i suksesshëm bravo i qoftë, por kjo nuk do të thotë që filmat e tjerë nuk janë të suksesshëm.

Ai mori si shembull Gjergj Xhuvanin për të thënë se nuk mund të krahasosh Gjergjin me Ermalin, pasi ky i fundit nuk mund të quhet kineast.

“Të dëgjoj pse Gjergji nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vë dot në kandar këto gjëra. Unë ja them publikisht, mund t’ia them edhe personalisht. E mira është të mos fillojë të quhet kineast. Unë s’mund ta quaj kineast, unë quaj kineast Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Alimanin. Të thuash që jam kineast është njëçik shumë ose është guxim i madh të thuash kam bërë film. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film”, u shpreh Genti.

Tematika e filmave komercialë si ata të Ermal Mamaqit ka krijuar shpeshherë debat në kinematografinë shqiptare, dhe dyzime të aktorëve mes atyre që thonë se filma të tillë janë të nevojshëm në Shqipëri dhe ata që nuk i quajnë film!



Edhe aktori i njohur Alfred Trebicka ka pasur rezervat e tij lidhur me filmin “I love Tropoja”, të cilat i ka shprehur në emisionin “Provokacija”. Trebicka refuzoi ta quajë Mamaqin kineast, duke u shprehur se ai nuk njeh ligjet bazike të kinemasë.

“Është një proces i cili kërkon formimin profesional të këtij profili. Nuk është aq e thjeshtë të bëhet skenar. Është një virus për të cilën duhet të vaksinohemi shumë shpejt. Kam parë statuse nga njerëz që kanë qenë pjesë e produksioneve të cilët kanë trumbetuar se kjo është e ardhmja e kinematografisë shqiptare. Të gjitha këto publiku i merr si të mirëqena. Reagimi im ka ardhur si rrjedhojë e këtij terreni. Kujt po i vendosim tagrin e kineastit?”- u shpreh aktori.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja e dashur për publikun, Remzie Osmani teksa ka qënë e ftuar në një intervistë për emisionin "Ky emër nuk ka nevojë për prezanti

14 qershori është një ditë e rëndësishme për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipan pasi sot feston 2-vjetorin e lidhjes së das

Jennifer Lopez dhe kompania e saj e produksionit kanë nënshkruar një marrëveshje të parë me Netflix, njoftoi gjiganti i transmetimit.

Para pak kohësh këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar nga policia pasi u përfshi në një aksident dhe u transportua në spita

Ashtu siç e kishte lajmëruar, Roza Lati ka publikuar ditën e sotme fotot bombastike, ku shfaqet topless.

Olta Gixhari është duke shijuar një nga periudhat më të bukura të jetës së saj.

Angelina Jolie ka shpenzuar orë të tëra duke eksploruar Brooklyn. Një shëtitje e tillë erdhi me rastin e ditëlindjes së saj.

Prej gati 1 viti fansat po presin një bashkëpunim mes Kidës dhe Ledrit.

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka para pak kohësh është arrestuar nga policia pasi u përfshi në një aksident dhe u transportua në spita

Babai i Ledrit, Agroni feston sot ditëlindjen dhe nuk kishin si të mungonin urimet e veçanta nga bashkëshortja e tij Xheraldina dhe nga L