Prej kohësh, Genta Ismajli është në një lidhje dashurie dhe shumë e lumtur. Djali që i ka rrëmbyer zemrën Gentës është biznesmen turk dhe quhet Hysen. Çifti është i lidhur prej kohësh, por vetëm së fundmi lidhja e tyre u zbulua nga mediat.

Pak ditë më parë, Genta mori propozim për martesë nga Hyseni, i cili ishte kujdesur në detaje që këngëtarja ta mbajë mend përgjithmonë këtë moment. “Të dua”, ishte shkruar në urën e famshme të Bosforit, teksa çifti e pa shfaqejn me fishekzjarre nga jahti. 

Tani çifti e kanë bërë lidhjen e tyre serioze pasi siç ka mësuar “Xing.al”, Genta e ka prezantuar Hysenin me familjen dhe miqtë e saj. Çifti aktualisht ndodhen në Prishtinë ku biznesmeni është njohur me njerëzit më të dashur për Gentën.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë nuk kanë munguar surprizat nga Hyseni i cili i ka dhuruar Gentës një kuti me trëndafila të cilën ajo e ka publikuar në Instagram. “Unë jam jotja dhe ti je i imi”, shkruan Genta./Xing.al