George Clooney rrëfen për momentin e propozimit: Qëndrova 20 minuta në gjunjë derisa...

03/12/2020 - 21:07

Edhe pse shumë gra do të ëndërronin të martoheshin me George Clooney, Amal Clooney-t, iu desh disa kohë për të menduar propozimin e tij për martesë në prill 2014.

“Asnjëherë nuk folëm për martesën,”- tha aktori 59-vjeçar për CBS.

Ndërsa kujtoi edhe momentin kur i propozoi të bëhej gruaja e tij: “Isha ulur në gjunjë për 20 minuta. Më në fund i thashë: “Shiko, do më thyhen gjunjët”. Kur ua treguam këtë histori prindërve të saj, ata thanë: ‘Ka ndonjë gjë që nuk shkon me gjunjët e tij’”.

Avokatja e të drejtave të njeriut, përfundimisht e pranoi propozimin e tij dhe çifti u martuan në Venecia të Italisë, pesë muaj më vonë.

“Nuk ka dyshim që ardhja e Amal në jetën time, ndryshoi gjithçka për mua,”- tregoi aktori. “Nuk ka diskutim për këtë. Ishte hera e parë që gjithçka që ajo bënte dhe gjithçka në lidhje me të ishte më e rëndësishme se gjithçka tjetër për mua.”

Jeta e tij ndryshoi përsëri në mënyrë drastike në vitin 2017 kur çifti zbuloi se do bëheshin prindër të binjakëve, Alexander dhe Ella.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Lady Gaga e cila këndoi himnin kombëtar shoqëruar nga banda e marinës amerikane në inagurimin e Joe Biden si president i SHBA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali një vit më parë u bë nënë për herë të dytë.

Rihanna shquhet për stilin e saj të veçantë për të cilin duket se nuk kursen aspak. Këngëtarja e famshme është fotografuar mbrëmë në New

Këngëtari i njohur, Robbie Williams ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fifi i bëri të gjithë lëmsh me deklaratat për “Stracciatella-n” e saj.

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka treguar gjithmonë se sa e lidhur është me vendin e saj të lindjes dhe së fundmi i ka bërë thirrje të gjit

Prej muajsh, aktorja durrsake Olta Gixhari është zhvendosur në Spanjë për të jetuar me bashkëshortin e saj, të cilin ende nuk e ka zbulua

Harry Brant, një model dhe djali i koleksionuesit të artit bashkëkohor Peter Brant dhe gruas së tij, supermodeles Stephanie Seymour, ka v

Alex Rodriguez është gati të martohet me JLo sa më parë të jetë e mundur.

Ditën e djeshme në shumë media online qarkulloi me shpejtësi lajmi se Çiljeta Xhilaga ishte larguar nga Partia Demokratike pasi ishte zhg