Çiftet vip janë vënë në provë të vështirë gjatë lockdownit. Disa e kanë forcuar dashurinë dhe pasionin e tyre, ndërsa disa të tjerë i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrit.

Edhe George Clooney dhe Amal Alamudin duket se janë në krizë. Faji i problemeve mes tyre duket se ka qenë karantina dhe bashkëjetesa e sforcuar dhe disa zëra thonë që ata janë në prag divorci. Por nuk është hera e parë që gossip i duan të ndarë ndërsa ata rezistojnë. Pasi ka kaluar shumë vite të arta në Hollywood me shumë të dashura, George dukej se kishte gjetur bashkëshorten perfekte tek Amal Alamudin.

Çifti u martua në Venecia në një ceremoni përrallore në shtator të 2014. Ato kanë binjakë dhe në këto 6 vite shpesh herë për ta është folur për krizë dhe ndarje. Mjaftonte që të dy të mos shfaqeshin bashkë dhe mediat rozë do të fillonin të diskutonin për divorc. Aktori dhe avokatja nuk janë social por as shumë mondanë. Disa muaj më parë u tha që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe që janë divorcuar, por këto rezultuan më pas ‘Fake news’.

Fakt është që prej kohësh ata nuk janë fotografuar bashkë për të qetësuar fansat e tyre. Për të kuptuar si janë vërtetë gjërat mes tyre nuk mbetet gjë tjetër vetëm të presim ti shohim së bashku, njërin pranë tjetrit.