Në një interviste për revistën “i-D”, Gigi Hadid ka zbuluar shumë për jetën e saj personale. Supermodelja ka rikujtuar fillimet e saja si modele, momente aspak të lehta pasi i kanë thënë hapur se “nuk ka trup” për pasarela.

Jean Paul Gaultier ishte dizanjeri i parë që i dha asaj mundësinë të sfilojë në vitin 2005, duke i hapur Gigi-t rrugët drejt suksesit.

Mirëpo, ajo nuk e sheh veten për shumë gjatë në botën e modelingut, pasi Gigi ka rrëfyer se në një të ardhme jo shumë të afërt ka ndërmend të bëhet mama dhe të heqë dorë nga modelingu.

Ajo nuk e ka përjashtuar faktin se së shpejti mund të bëhej një ‘kuzhiniere me kohë të plotë’, duke ndenjur gjithë kohës në shtëpi.

Gigi është ribashkuar me këngëtarin Zayn Malik dhe duket se kanë bërë plane serioze për të ardhmen e tyre.