Mediat e huaja shkruajnë se supermodelja Gigi Hadid dhe i dashuri i saj, Zayn Malik do të bëhen së shpejti prindër.

Pak ditë më parë Gigi festoi 25-vjetorin e saj dhe duket se tema e festës ishte gjinia e bebit.

Supermodelja postoi në Instagram foto teksa mbante në duar dy tullumbace, njëra me fjongo rozë, tjetra me fjongo blu.

Ndërsa në foton ku shfaqet duke u përqafuar me këngëtarin, Gigi mban në dorë tullumbacin me fjongo blu, duke zbuluar kështu se është në pritje të një djali.