Në muajin shtator të vitit që lamë pas, supermodelja e njohur, Gigi Hadid solli në jetë vajzën e saj, fëmijën e parë me partnerin Zayn Malik.

Gjatë kësaj kohe, Gigi ka postuar herë pas here foto me vogëlushen por pa zbuluar imazhin dhe emrin e vajzës. Por teksa duhet të presim edhe ca për të parë fytyrën ëngjëllore të bebes së Gigit, supermodelja ka vendosur të zbulojë emrin pas 4 muajsh spekulime.

Ditën e sotme ajo ka vendosur në biografinë e saj në Instagram tek të dhënat: “Khai’s mom”; “Mami i Khai”. Emri me origjinë arabe mund të jetë një nderim për gjyshen e saj nga babai, që quhej Khairiah.

Gjithashtu, Khai do të thotë “i kurorëzuar” ndërsa mbiemri i babait, Malik do të thotë “mbret”, kështu emri dhe mbiemri i të voglës së porsalindur, Khai Malik përkthehet “mbretëreshë e kurorëzuar”.