Balerina e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Isida Mollaymeri ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Isida ndër të tjera tregoi fiksimin e saj që ka për këpucët, në garderobën e së cilës numërohen plot 446 palë.

Rudina: Balerina si balerinat, të gjithë të bukura…me një palë këpucë me vete. Ky është objekti që ke sjellë me vete, janë këpucët pasioni yt?

Isida Mollaymeri: Po, këpucët janë pasioni im. Ka lindur si pasion nga atletet e baletit, duke qenë se janë superkomode.

Rudina: Atletet e baletit? Ka baleti atlete specifike, të vetat?

Isida Mollaymeri: Po, sepse duhet të jenë shumë të buta, më fleksibël se atletet normale, kështu që nga ato ka lindur dashuria për këpucët.

Rudina: Dhe ke sjellë një palë këpucë transparente, shumë të bukura. Sa këpucë ke në shtëpi, i bie të të pyes tani?

Isida Mollaymeri: Kam 446…

Rudina: Çfarë? 446?

Isida Mollaymeri: Po.

Rudina: Por duhet një dhomë më vete për atë?

Isida Mollaymeri: E kam edhe atë, i gjithë korridori është për këpucët e mia.

Balerina e Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit tha se “përballe një vitrine nuk me sheh syri asgjë tjetër veç këpucëve”