Halle Berry mbetet akoma një Bond Girl, edhe 18 vite më pas

11/08/2020 - 22:50

Sexy dhe tërheqëse si 18 vjet më parë. Ishte viti 2002 kur në ‘Vdekja mund të presë’ sensualja Hally Berry shfaqej me bikini portokalli në det dhe bënte për vete me format e saj Pierce Brosnan. Ja tek shfaqet sërish në moshën 53-vjeçare, sërish me bikini duke na kujtuar atë film të Sagës kushtuar James Bond. Format e saj mbeten akoma hot, si të një Bond Girl-i të vërtetë.

Në një foto të postuar në Instagram, teksa ecte në plazh, Halle Berry tregon që ka akoma gjithçka duhet për të qenë një Bond Girl, pra një fizik të tonifikuar, forma seksi dhe shumë joshje. Të gjithë këtë formë ajo e ka falë stërvitjes fitness që bën dhe një diete të shëndetshme. Berry është një fanatike e sportit dhe e jogas dhe këtë e bën edhe në shtëpi, siç tregojnë fotot dhe videot që ajo poston, edhe gjatë periudhës së pandemisë. 

Artistja është shfaqur vitin e kaluar në ekranin e madh në filmin “John Wick: Capitolo 3 – Parabellum ” me Keanu Reeves. Filmi i ardhshëm ku ajo do të jetë protagoniste por edhe regjisore është “Bruised”, që do të prezantohet në premierën e Toronto International Film Festival në muajin e ardhshëm, një dramë që bën fjalë për artet marciale. Në filmin ku ajo do të jetë edhe regjisore, Berry interpreton një ish-luftëtare të MMA, që ka humbur kujdestarinë e djalit të saj dhe shkon në një mision për ti dhënë një shtysë karrierës së saj dhe për të fituar edhe djalin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja e njohur Arilena Ara po shënon një tjetër arritje në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e botës së modës.

Tani është zyrtare. Tom Cruise do të jetë protagonist në filmin e parë që do të realizohet në hapësirë.

Matthew Koma ka bërë diçka të pazakontë për të shprehur dashurinë për bashkëshorten e tij Hilary Duff.

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret me prejardhje shqiptare që gëzon famë në gjithë botën.

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi për supermodelen Gigi Hadid.

23 shtatori është shndërruar në ditë zie për Getoar Selimin.

Aktorja italiane Sophia Loren iu është rikthyer aktrimit pas 11 vitesh shkëputje nga bota e kinematografisë. Ikona e filmave luan në dram

Aktori komedian Jim Carrey, i cili ka argëtuar të gjithë botën me aftësitë e tij gazmore të aktrimit,  do të jetë protagonist i “Saturday

Të shumta janë rastet kur artistët shqiptarë në tërësi kritikohen për ndërhyrjet apo operacionet plastike.

Aktorja e famshme turke Meryem Uzerli pak kohë më parë njoftoi se do bëhej nënë për herë të dytë. Ylli i kinematografisë turke zbuloi se