Aktorja e njohur turke Alina Boz ka qenë gjithmonë e komentuar për rolet e saj të shumta në telenovelat turke nga të cilat mori dhe famën që sot ka.

Telenovela "Fate të kryqëzuara" e bëri edhe më të njohur Alinën në Shqipëri, e cila luante rolin e Hazallit. Aktorja prej kohësh shijon romancën me partnerin e saj Mithat Can Ozer, i cili është 37 vjeç, ndërkohë që Alina është vetëm 20. Duket se diferenca e moshës nuk ka ndikuar fare te çifti i famshëm, pasi ata kanë marrë hapa më të mëdhenj.

Madje flitet se ata janë duke shkuar drejt martesës. Alina dhe Mithat ende nuk kanë bërë të ditur një datë të caktuar, e janë shprehur se nëse do të vendosin, do e ndajnë lajmin e gëzuar me të gjithë.