Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” në Top Channel ishte nata e Durrësit dhe mes të ftuarve nga qyteti bregdetar ishte edhe moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako.

Ish-Missi tha se e ka braktisur vendlindjen e saj dhe nuk ka më dëshirë të rikthehet, pasi nuk gjen më asgjë nga ato çfarë ka përjetuar në fëmijëri.

“Unë e kam braktisur, unë kam shkuar në ekstrem. Nuk më hyn në sy. Unë nuk shkoj në Durrës, sepse nuk gjej më asgjë nga ajo çfarë kam përjetuar dhe unë kam përjetuar fëmijëri shumë të bukur”, është shprehur Sako.

 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 
 
 

Hygerta Sako për Durrësin: Unë e kam braktisur, nuk më hyn në sy @hygerta_sako @topchannelalbania @jonida.shehu

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on