Së fundmi u zbulua në media se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli është në një lidhje me një biznesmen turk. Ai quhet Hysen, është 39 vjeç dhe ka biznese në Turqi e Zvicër. Edhe pse Genta ka preferuar të mos flasë publikisht për këtë lidhje, fotot e çiftit prej ditësh qarkullojnë në rrjet.

Mëngjesin e sotëm Hyseni e ka surprizuar Gentën duke ia mbushur dhomën me tollumbaca të kuq teksa në foto shihet edhe një buqetë me trëndafila. Genta shfaqet duke pozuar joshëse me fustan nate prapa perdes.

Kujtojmë që Genta prej kohësh po qëndron në Turqi pasi po përgatit edhe një këngë të re me një artist turk.