I dashuri udhëtoi nga Arabia Saudite, Eleni Fourira i thotë "Po" propozimit për martesë

13/01/2021 - 11:53

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Greqi, i ka thënë "Po" propozimit për martesë nga i dashuri i saj.

Këtë e ka zbuluar gazetarja Marena Kardigiannopoulou në një shfaqje televizive, duke thënë se Foureira do të martohet së shpejti me partnerin e saj Alberto Botia.

"Eleni është në kulmin e karrierës. Sa i përket jetës private, është akoma më mirë sepse e ka pranuar propozimin për martesë nga i dashuri i saj. Ne po e martojmë vajzën tonë. Ajo tha "Po", por martesa pritet të ndodhë kur të përfundojë koronavirusi", tha gazetarja.

Ndërsa në emisionin MEGA “Pame Danai” gazetari Aris Kavatzikis dha detaje në lidhje me propozimin duke thënë: "Ne kemi shumë foto që vërtetojnë se Eleni dhe Alberto janë prej kohësh bashkë. Alberto ka ardhur nga Arabia Saudite për ta takuar pasi i dhanë një shans të dytë njëri-tjetrit. Duke lënë pas të kaluarën dhe duke përballuar të gjithë vështirësitë e lidhjes në distancë, Eleni kërkoi që ta merrte më seriozisht. Ky djalë i vërtetoi se do të jetë krah saj në ditë të mirë dha të këqija. Ai hoqi dorë nga çdo gjë për ta parë dhe më pas i bëri propozimin për martesë".

Alberto Tomás Botía Rabasco është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës qendror për klubin e Arabisë Saudite "Al Wehda".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj ka marrëdhënie shumë të afërta me dy futbollistët e Paris Saint Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Moderatorja Einxhel Shkira ka publikuar një foto të koleges dhe mikeshës së saj, Fjoralba Ponari me të dashurin, ku duken shumë të dashur

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se aktorja turke, Neslihan Atagul është shtruar me urgjencë në spital.

Aurela Basha ka postuar një foto shumë familjare dhe të përzemërt të liderit të opozitës, Lulzim Basha i cili përtej politikës është dhe

Pasi kaloi me simptoma të lehta Covid-19, prezantuesja Kiara Tito mblodhi të gjithë miqtë e ngushtë për ta pritur bashkë datën 19 janar,

Këngëtari i njohur Justin Bieber është kthyer në vitet e adoleshencës duke kujtuar se si u arrestua në vitin 2014.

Anita Haradinaj në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi në krahët e bashkëshortit të saj, Ramush Haradinaj.

*Rrëfimi i veçantë/ Taulant Balla tregon si u njoh me bashkëshorten që vinte nga një familje e persekutuar

Vildane Zeneli pothuajse çdo ditë komentohet në shtypin rozë për pozat seksi, për të rejat në karrierën si modele, por më e komentuara mb

Anxhela Peristeri ishte e ftuara e mbrëmjes së djeshme në “Jonida’s Room”, emisionin e Jonida Maliqit nê Vizion Plus.