"I është shkulur zemra", mikesha e Kujtim Prodanit tregon për lidhjen që ai nuk e bëri kurrë publike

12/01/2021 - 16:56

Ndarja nga jeta e kantautorit Kujtim Prodani preku shumë miq, kolegë e të gjithë publikun, por edhe dikë në veçanti, partneren e tij.

Ai nuk e bëri kurrë publike faktin që ishte në një lidhje dashurie dhe gjithmonë ka qenë i rezervuar për këtë pjesë, por miqtë e tij të ftuar në emisionin "Rudina", kanë zbuluar se Kujtimi kishte dikë që e donte shumë e të cilës iu shkul zemra pasi mori lajmin e kobshëm.

"Mikesha e tij e zemrës ishte shoqe, partnere e më pas u bë kritikja e tij më e mirë. Shumë nga ne e dimë se kush është, asaj vërtet i është shkulur zemra. Të jeni të sigurt që të gjitha kujtimet e tij, këngët e fundit, ka qenë ajo që e konsultonte, ajo ishte njeriu që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë, me shokët kur ai nuk fliste dot më. Ai ishte diskret sepse nuk donte që gjërat e tij t’i ndante me të tjerët dhe gjërat e tij të rëndësishme, ishin gjërat e tij. Ajo ishte një gjë e natyrshme, nuk ishe një gjë që e kërkoi apo ajo e kërkoi. Ajo është një vajzë aq e mençur dhe kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin sa nuk e ndryshoi Kujtimin. Nuk luftoi për ta ndryshuar Kujtimin që t’i thoshte… Domethënë kaq shumë e deshte dhe e do saqë nuk e ndryshoi. Madje ai miku ynë Adi Karakashi nga Italia atë ditë që humbëm Kujtimin tha ia puth duart asaj vajze për këtë Kujtimin e bukur që mbeti zemër gjerë gjithmonë", tregoi skenaristja Alda Bida.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj ka marrëdhënie shumë të afërta me dy futbollistët e Paris Saint Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Moderatorja Einxhel Shkira ka publikuar një foto të koleges dhe mikeshës së saj, Fjoralba Ponari me të dashurin, ku duken shumë të dashur

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se aktorja turke, Neslihan Atagul është shtruar me urgjencë në spital.

Aurela Basha ka postuar një foto shumë familjare dhe të përzemërt të liderit të opozitës, Lulzim Basha i cili përtej politikës është dhe

Pasi kaloi me simptoma të lehta Covid-19, prezantuesja Kiara Tito mblodhi të gjithë miqtë e ngushtë për ta pritur bashkë datën 19 janar,

Këngëtari i njohur Justin Bieber është kthyer në vitet e adoleshencës duke kujtuar se si u arrestua në vitin 2014.

Anita Haradinaj në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi në krahët e bashkëshortit të saj, Ramush Haradinaj.

*Rrëfimi i veçantë/ Taulant Balla tregon si u njoh me bashkëshorten që vinte nga një familje e persekutuar

Vildane Zeneli pothuajse çdo ditë komentohet në shtypin rozë për pozat seksi, për të rejat në karrierën si modele, por më e komentuara mb

Anxhela Peristeri ishte e ftuara e mbrëmjes së djeshme në “Jonida’s Room”, emisionin e Jonida Maliqit nê Vizion Plus.