Pak ditë më parë, aktori i njohur i “Portokalli”. Florjan Binaj konfirmoi se ishte infektuar me Covid-19.

Aktori i humorit tregoi se gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e mirë dhe ai është vetëkarantintuar për 14 ditë.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, Flori ka zbuluar se si po i shkon izolimi. 

Ai ka publikuar në “Instastory” një qen që fle gjithë kohën, ndërsa shkruan: “Të 7-tat e karantinës”.