Një ditë më parë, këngëtari i njohur Justin Timberlake i kërkoi falje bashkëshortes pas fotove që qarkulluan në rrjet ku ai dhe kolegia e tij Alisha Wainwright shiheshin të kapur për dore.

"Unë qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua. Dua të sqaroj që asgjë nuk ka ndodhur mes meje dhe koleges sime. Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë", shkrunte Justin në Instagram.

Pas kësaj ka reaguar bashkëshortja e Timberlake, aktorja Jessica Biel. Burime për prestigjiozen "People" bëjnë me dije se ajo mendon se bashkëshorti nuk e ka tradhëtuar por e ka tepruar paksa me pijen.

Sipas burimit Jessica beson tek ai dhe janë duke u përpjekur që këtë gjë ta kalojë së bashku.

"Ai është miqësor, por kësaj rradhe e teproi me pijen. Por Jessica mendon se ai nuk e ka tradhëtuar. Ajo do të vazhdojë të qëndrojë pranë tij", u shpreh burimi për "People".