Supermodelja Gigi Hadid dhe këngëtari  Zayn Malik u rikthyen sërish bashkë pas ndarjes që zgjati pak më shumë se dy vite.

Dashuria e tyre duket se i rezistoi distancës dhe kohës dhe këtë e dëshmon veprimi i fundit i Gigit. Dikush i ofendoi të dashurin dhe ajo nuk e la pa përgjigje.

“Ai është një djalë i vogël dhe ka një sjellje të keqe, më largoi pa asnjë arsye kur unë u tregova i mirë me të. Zane, e di që po e lexon këtë, boll u mërzite se u ktheve në shtëpi vetëm te dhoma jote e madhe e hotelit.”, shkroi në rrjete sociale Jake Paul mjaft i njohur në YouTube, për këngëtarin.

Ky postim nuk u prit aspak mirë nga supermodelja e cila iu përgjigj:

“Sepse atij nuk i intereson të shoqërohet me ju dhe ekipin tuaj të turpshëm të grupeve në YouTube? Vetëm në shtëpi me miqtë e tij më të mirë, si një mbret sepse ai më ka mua zemër. Atij nuk i bëhet vonë për surratin tënd të shëmtuar. Ik bëj nani.”