Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

“I lashë një porosi që e kisha shumë merak”, Çiljeta Xhilaga rrëfen e prekur momentet e fundit me të atin

02/03/2021 - 12:34

Pak javë më parë, Çiljeta Xhilaga humbi të atin pas një beteje të gjatë me koronavirusin. Lajmin e trishtë e bëri me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ndërkohë që së fundmi në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”  ajo ka rrëfyer e prekur momentet e fundit me të ndjerin.

Këngëtarja shton më tej u shpreh se para të përcillnin babanë për në banesën e fundit, Ingrit Gjoni e kishte parë atë në ëndërr.

“Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak.

I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami. Merakun më të madh kisha përballjen e natës së parë me varrin.

Madje Ingrit Gjoni kishte parë në ëndërr babanë tim ditën që do e përcillnim. Më tregoi sikur e kishte marrë babai im në celular nga atje ku ishte dhe e kishte pyetur si isha unë. Dhe i kishte thënë nuk kam vdekur akoma në këto momente më kanë lënë në një dhomë në pritje dhe nesër është dita.

Unë me këtë mesazh mora një lloj qetësie shpirtërore dhe thashë të gjitha porositë që i kam lënë i ka dëgjuar të gjitha”- tha këngëtarja. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”, është duke promovuar këngën e saj “

Çifti i famshëm i showbizz, Beyonce dhe Jay Z numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh.

Artistja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka fituar një çmim tjetër si ‘Favorite Artist-Crossover’, në American Music Award.

Aktorja e njohur britanike Helen Mccrory ka vdekur në moshën 52 vjeçare pas një beteje private me kancerin, njoftuan sot të afërmit e saj

Artistja e famshme, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen një ditë më parë.

Rozana Radi është single! Ose të paktën kështu na ka lënë ajo të kuptojmë.

Ikona e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë një gjest të lavdërueshëm dhe human. Ajo ka bërë një dhuratë të paimagjinueshme për f

Një ditë pasi zbuloi surprizën që kishte përgatitur përgjatë 3 viteve, Bebe Rexha ka zbardhur ditën e sotme detaje rreth albumit të saj.

Fifi festoi ditëlindjen më 31 mars dhe në këtë ditë të veçantë, këngëtarja mori shumë urime dhe surpriza por ndjekësit vunë re që mungont

John Travolta ka ndarë një mesazh prekës për djalin e tij, Jett i cili u nda nga jeta në vitin 2009.