Aktori William Levy njihet prej vitesh si i preferuari i femrave dhe bukuria e tij nuk ka nevojë për shumë koment, por jo të gjithë e duan.

Një komentues ka guxuar t'ia thotë publikisht mendimin teksa i shkruan në një foto në Instagram: “Nuk më intereson çfarë thonë, ti je i shëmtuar”.

Ky koment nuk qëndroi larg syve të aktorit, i cili ia ktheu me një fjali të thjeshtë që shkaktoi mjaft të qeshura.

“Qenkemi të ngjashëm”, shkruajti Levy.