Këngëtarja Ingrit Gjoni është rikthyer pas në kohë duke risjellë në vëmendje fillimet e karrierës së saj.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të shkëputur nga një gazetë ku në qendër është Ingridi 12-vjeçare, e veshur si balerinë ndërsa kërkon të konkurrojë regjisoren Vera Grabocka.

“Kjo vogëlushe është Ingird Gjoni, 12 vjeç. Pretendon të konkurrojë regjisoren e njohur, Vera Grabocka. Madje ajo kërkon të jetë edhe stiliste edhe koreografe. Pas përfundimit të spektaklit të”10 të diela Lambada”, ditët e fundit ajo ka filluar realizimin e spektaklit të dytë për banorët e lagjes numër 9 të Tiranës”, shkruhet në gazetë.

Këngëtarja e ka shoqëruar postimin e saj me disa emoji duke qeshur për të treguar edhe nostalgjinë e asaj kohe.