Pas katër vitesh, Bradley Cooper dhe Irina Shayk u ndanë në fillim të qershorit. Që prej asaj kohe, të dy janë përfolur më së shumti përsa i përket kujdestarisë së vajzës së tyre, megjithatë së fundmi thuhet se Irina është në një romancë të re.

Deri tani, nuk dihet asnjë detaj në lidhje me burrin misterioz që e shoqëron kudo modelen. Ai mund të jetë një mik, mund të jetë truproja e saj, por mund të jetë edhe i dashuri i ri, nuk i dihet.

Irina dhe njeriu misterioz janë fotografuar rrugëve të Nju Jorkut teksa largoheshin nga godina e Hotel Mercer. Nga ana tjetër, burime të ndryshme thanë për Life & Style se Cooper është i hapur tashmë për të nisur një marrëdhënie të re.