Ndalimi i organizimit të dasmave dhe koncerteve për shkak të përhapjes së Covid-19 ka penalizuar mjaft artistë në vendin tonë.

Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila së fundmi ka shprehur pakënaqësinë e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Rovena ka marrë shkas nga tubimet e fushatave politike dhe i ka thumbuar ata për rrezikun ndaj pandemisë, përmes një postimi në Instagram ku shkruan:

“Paska mbaruar pandemia kur don politika fushatë? Po dasmat pse nuk i lejojnë?”